Nuk miratohet Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, shkak mungesa e kuorumit
07 gusht 2020
| 21:32
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së i cili është propozuar nga grupi parlamentar i PDK-së për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se ky projektligj do të hedhet në votim të enjten e javës së ardhshme.
Gjatë diskutimeve rreth Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së është zhvilluar një debat i ashpër në mes të pozitës dhe opozitës.
Kujtojmë se ky projektligj është kundërshtuar nga ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, ai i Gjermanisë, Jörn Rohde, dhe Zyra e BE-së në Kosovë.