Nuk miratohet rezoluta e AAK-së për pensionet
20 maj 2021
| 16:02
Me 22 për, 56 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja për rishqyrtimin e vendimit të qeverisë për uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë.
Për këtë, deputetët kanë ftuar në interpelancë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.
Gjatë kësaj interpelance, opozita e ka kritikuar ëeverinë për ndalimin e shtesave për skemat sociale, ku kanë kërkuar që ky vendim të ndryshohet.