Nuk miratohet rezoluta e propozuar nga LDK-ja për dialogun
01 nëntor 2018
| 12:16
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe të përkrahur nga Vetëvendosje dhe PSD-ja për dialogun me Serbinë.
Edhe pse në sallën e Kuvendit kanë qenë mbi 90 deputetë, në votim kanë marrë pjesë vetëm 50 prej tyre.
Pas këtij votimi, deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
/Epoka e re/