“Nuk mund të bëj s*ks me një të huaj”, rrëfehet Erjona Sulejmani: Jam rritur me vlera
Modelja e njohur, Erjona Sulejmani, ka zbuluar së fundmi se është një beqare e lumtur. Ish-bashkëshortja e futbollistit, Blerim Dzemaili, ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët i kanë bërë shumë pyetje rreth jetës private.
Erjona vendosi që të fliste hapur për jetën e saj personale dhe tregoi se në aktualisht nuk ka asnjë mashkull.
“A je e fejuar?”– e pyeti një prej ndjekësve, ku modelja u përgjigj: “Jo! Beqare e lumtur”.
Por a ka pasur ndonjëherë seks rastësor? Erjona Sulejmani shprehet se është rritur me vlera dhe ka respekt për veten e saj, ndaj nuk do kryente marrëdhënie seksuale me një të huaj.
“Jam rritur me vlera. Unë e respektoj veten time dhe për këtë arsye nuk mund të kem seks rastësor me një të huaj”- shkroi ajo.
Ndërsa e pyetur nëse a ndikon diferenca në moshë në një marrëdhënie, ajo tha: “Varet. Nëse ndryshimi është i madh, besoj se në nivelin e përvojave të jetës mund të shkaktojë vështirësi”.
Ajo gjithashtu rrëfeu se nuk do dëshironte të lidhej me një personazh të famshëm. “Do të doja një person të panjohur dhe mundësisht që nuk e do famën”– tregoi modelja.