
“Nuk mund të jesh edhe kryeministër edhe deputet njëkohësisht – Kurtit mund t’i kërkohet dorëheqja”
10 prill 2025
| 19:58
Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë në “Frontal” të T7, të enjten se më 15 prill në seancën e Kuvendit Albin Kurtit dhe ministrave që janë zgjedhur deputetë mund të ju kërkohet dorëheqje.
Kjo pasi ai thotë se sipas Ligjit për Qeverinë s’mund të jenë edhe deputetë edhe ministra njëkohësisht.
“Unë pres që partitë opozitare ta sfidojnë çështjen e ligjshmërisë së mandatit të kryeministrit Kurti dhe anëtarëve tjerë të kabinetit qeveritar që nuk kanë dhënë dorëheqje, kjo në pajtim me Ligjin për Qeverinë, sepse nuk mund të ketë mandat edhe si deputet, edhe si ministër”, ka thënë ai.