“Nuk mund të jetoj pa dhi”, rrëfehet ish-ushtari i UÇK-së që la Italinë (video)

18 prill 2022 | 13:16

Në fshatin Kopiliq të Skenderajt, gjendet një fermë e vogël, ku brenda saj ka një numër të madh të dhive, për të cilat kujdesi është tejet i madh.

Këto dhi qumështore janë të dëgjueshme, të buta dhe të lehta për t’u kujdesur.

Pronari i kësaj ferme, Bashkim Sahiti, i cili ka qenë luftëtar i UÇK-së, pas luftës kishte shkuar në Itali ku kishte punuar për një periudhë kohore.

Mirëpo, ky shtet nuk i kishte lënë përshtypje.

Tash, pothuajse e gjithë dita i shkon duke u kujdesur për to dhe thotë se kurrë nuk e mendon që të punojë diçka tjetër.

Aq shumë i është përkushtuar, sa Sahiti ka një ritual. Para gjumit, gjithmonë shkon për t’i shikuar dhitë nëse janë mirë.

Ish-ushtari i UÇK-së ka 210 krerë dhi dhe pret ta rrisë numrin.

Ai ka thënë se këtë fermë e ka ngritur vet, pa ndihmën e askujt. /T7/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te…