“Nuk mund të jetoj pa ty”, Rita Ora uron motrën për ditëlindje me fotografi nga fëmijëria
Ditën e djeshme, Elena Ora, motra e këngëtares me famë botërore, Rita Orës, ka festuar ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë, krahas befasive e dedikimeve që mori një i tillë nuk mungoi as nga e motra.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi të tyre të përbashkëta, me të cilat ka shprehur fjalët më të bukura.
Në koleksionin e fotografive, u përfshinë edhe disa kur bukuroshet kishin qenë të vogla.
“Shumë shumë shumë urime ditëlindjen për motrën time, menaxheren dhe partneren time të krimit, Elena Ora”.
“Nuk mund të jetoj pa ty, këtu për një kapitull tjetër”, kanë qenë fjalët e Ritës drejtuar Elenës.
Përveçse mike të mirë, Elena është edhe menaxherja e Ritës nga e cila arriti suksese të mëdha.
Duhet theksuar se këngëtarja u shpërngul nga Kosova për në Londër së bashku me familjen kur ishte vetëm një vjeçe.