Nuk mund të sanohet nën rrjedhën e ujit, nesër nis devijimi i përkohshëm i kanalit të Ibër Lepencit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se sanimi i kanalit të Ibrër Lepencit në rrjedhjen e vazhdueshme të ujit, është i pamundur.
Andaj, Durmishi thotë se është vendosur që nesër të fillojë devijimi i përkohshëm i kanalit, i cili do marr kohë një javë, e këshut të mundësohet sanimi i plotë i tij.
“Bashkë me ministrat Sveçla e Krasniqi, me kryeshefin Mujka dhe ekipin e inxhinierëve ishim për të parë nga afër dëmin e shkaktuar në kanalin e Ibër Lepencit nga sulmi terrorist. Sanimi emergjent është bërë me sukses dhe sot ishim atje për të diskutuar zgjidhjen e përhershme. Dëmi është shumë i madh në kanal dhe nuk mund të sanohet nën rrjedhën e vazhdueshme të ujit prandaj kemi vendosur që menjëherë që nesër të fillojmë me devijimin e plrkohshëm të kanalit. Ndërtimi i devijimit do të bëhet brenda një jave në mënyrë që t’i hapet rrugë sanimit të plotë të kanalit”, ka shkruar zëvendësministri në Facebook.