“Nuk mundem të shkoj te psikologu sepse dy seanca 80 euro”

07 korrik 2024 | 13:53

Çmimet e larta të shërbimeve private psikologjike janë arsyeja pse shumica e qytetarëve nuk po vazhdojnë seancat psikologjike, të cilat iu nevojiten për sëmundjen që duhet ta trajtojnë.

Dikur çmimet startonin nga 20 euro një seancë, ndërsa këtë vit nga 30-40 euro.

Për këtë rritje të çmimeve është ankuar edhe shoqata e psiklogëve, të cilët si fajtor kryesor e quajnë edhe mos hapjën e një ode të psikologëve, e cila do të caktonte çmimet dhe do të shikonte licensat e këtyre psikologëve.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci ka thënë për KosovaPress-in se në këtë klinikë janë të punësuar gjashtë psikologë, tre për të rritur dhe tre për fëmijë.

Ai rreth çmimeve ka theksuar se nëse janë të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, atëherë nuk është kundër rritjës së këtyre çmimeve.

Kutllovci apelon që psikologët të mos ndikojnë te klientët që t’iu ndërprehet terapia, nëse ajo është paraparë nga psikiatri apo profesionisti i shëndetit mendor, sepse është një gabim.

Ndërsa, drejtori i shoqatës së psikologëve, Ilir Havolli kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të bëhet rritja e psikologëve në instirucione publike për shkak se në momentin që klienti me një shqetësim psikologjik, merr në telefon psikologun, pyetja e parë është se sa kushton seanca psikologjike dhe në këtë rast harron shqetësimin dhe sëmundjën e vet.

E një qytetarë i cili nuk dëshirtonte të fliste para kamerës ka potencuar se i njëjti ka ankth, por arsyeja pse nuk shkon në seanca psikologjike është çmimi i lartë i tyre.

“Unë për vete kam ankth, por dy seanca 80 euro nuk po mundem të  shkoj, nuk e di a është  më e rëndësishme shëndeti ynë mendor apo përfitmi nga këto sëmundje”, ka potencuar qytetari. KosovaPressi gjithashtu ka kontaktuar njërën nga psikologet e njohura në Prishtinë, e cila ka treguar se çmimi i një seance psikologjike kushton 40 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Euro 2024 ka mbyllur fazën çerekfinale të saj. Spanja, Franca,…