“Nuk mundesh me e zgjedhë prokurorin”, Limaj për mos-shkuarjen e Kurtit në Prokurori
Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është duke dhënë intervistë sonte në Pressing në T7, ku ndër të tjera foli edhe për mos-shkuarjen e kryeministrit Kurti në prokurori, Limaj tha se “kryeministri duhet me dhënë shembull për respektim të ligjit e rendit”.
Limaj tregoi se kur ai personalisht ishte marrë në pyetje, askush s’e kishe paralajmëruar por vetëm “i kishin hyrë në zyrë”.
Limaj gjithashtu tha se kur kryeministri nuk shkon në prokurori “imagjinojeni se çfarë mesazhi dërgon tek ndonjë kriminel ordiner”.
“Veç në Kosovë ndodhë me dal kryeministri i Republikës e me thënë nuk i përgjigjna ftesës së prokurorit, ndasht me ardhë le të vije tek unë. Kryeministri i Republikës është duke e atakuar zemrën e sisitemit të shtetit, drejtësia është zemra-siguria jonë. A mundeni me imagjinu Kosovën pa gjyqësorin e prokurorinë – na mbulon krimi vrasjet, bëhet vend i krimit”, tha Limaj në Pressing, transmeton Express.
“Kur kryeministri thotë unë nuk shkoj të prokurorori, le të vijë ai tek unë, imagjino çka thotë një vrarës potencial, çfarë mesazhi po dërgon tek krimineli ordiner…”, shtoi Limaj.
“Nuk ka drejtues të UÇK-së, por edhe njerëz të politikës që ka ndodhë mos me ju përgjigjë prokurorisë në Kosovë. Unë as s’kam pas ftesë me më marrë në pyetje, pa më thirr kerkush më kanë hy brenda në zyrë. Nuk mundesh me përzgjedhë prokurorin”, u shpreh Limaj.
“Asnjëherë s’më ka shku mendja me zgjedhë prokurorin, është beteja në gjykatë”, tha Limaj.