Nuk ndalen sulmet e pushtetit, deputeti Rrustemi i kërkon Prokurorisë të hetojë mediet
23 korrik 2024
| 13:26
AGK-ja ka njoftuar se edhe deputeti Adnan Rrustemi i është bashkuar sulmeve të papranueshme kundër medieve.
“Deputeti i Vetëvendosjes, gjithashtu i referohet shkrimit të mediumit të quajtur “Slobodna Bosna”, për gjoja kontrollin e medieve të Kosovës nga ana e Serbisë”.
” ‘Pyetja më legjitime që duhet shtruar është se a ka hapur pokuroria hetime për të parë nëse ka pasur transaksione financiare të Serbisë në portalet e Kosovës që shkruajnë me porosi kundër qeverisë apo çdo qytetari të vendit tonë?’ “, ka shkruar Rrustemi në Facebook.
“Edhe sulmi i z. Rrustemi është i papranueshëm dhe ka për synim intimidimin e medieve dhe gazetarëve. AGK-ja, i bën thirrje VV-së të ndalojë fushatën sulmuese kundër medias”, ka reaguar AGK-ja.