Nuk ndalet Blinken, vendos sanksione edhe ndaj tetë zyrtarëve tjerë
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se ndaj tetë zyrtarëve kubanë janë vendosur sanksione të vizave.
Blinken tha se Kuba dënoi me burg protestuesit paqësorë.
Sekretari Amerikan gjithashtu tha se SHBA-ja qëndron me popullin kuban dhe në luftën e tij për liri.
“SHBA-ja vendosi sanksione në viza për 8 zyrtarë të qeverisë kubane. Ata që burgosin protestuesit paqësorë dhe i dënojnë me burgime të padrejta duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne qëndrojmë me popullin kuban në luftën e tij për liri”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionuan edhe disa figura të famshme politike në Ballkan, duke filluar nga Sali Berisha në Shqipëri, e pastaj Millorad Dodik në Bosnjë dhe Hercegovinë, e po ashtu vendosën sanksione edhe ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq.