Nuk ndalet Gjilani, ‘blindon’ edhe Useinin
26 maj 2021
| 11:27
Pas Gerhard Prognit, Enea Koliçit, Besar Musollit, Gjilani ka arritur marrëveshje të re bashkëpunimi edhe me futbollistin Muhamed Useini. Ky i fundit do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës që drejtohet nga Ismet Munishi edhe për një edicion tjetër.
“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Muhamed Useinin edhe për një edicion të radhës. Klubi falënderon Muhamedin për besimin dhe i uron suksese drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, thuhet në njoftimin e SC Gjilani.
Gjilani kampionatin 2020/21 e përfundoi në pozitën e katërt, derisa në kampionatin e ri synim e ka titullin e kampionit.
/Veton ZYMBERI/