Nuk ndryshojnë masat kundër Covidit në Shqipëri

22 shtator 2021 | 16:56

Komiteti teknik i ekspertëve në Shqipëri nuk ka ndryshuar masat kundër Covidit edhe për dy javët në vijim.

“Situata këtë javë mbetet relativisht e qëndrueshme, nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Karantinë kush kthehet pa vaksinë. Të huajt vaksinë, PCR ose test. Maska në ambiente të mbyllura. Afërisht pesë të shtruara humbin jetën gjatë një dite në spitale në Shqipëri, shumica dërrmuese e tyre janë ta pavaksinuar. Shqetësim mbetet rritja e numrit të shtrimeve tek gratë shtatzënë në gjendje të rëndë. Ka 19-89 vjeç, por mbizotëron mosha 65-vjeçare, ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me Covid, që kanë forma të rënda. Pjesa më e madhe e të shtruarve të pavaksinuar. Ka fatalitete nga rastet e vaksinuara, por janë shumë të pakta. 5.1 ose 5.4 raste në ditë humbin jetën. Rreth 5 për qind  e rasteve janë të vaksinuar. 85 për qind janë raste jo plotësisht të vaksinuar dhe 15 për qind me dy vaksina”, ka njoftuar komiteti i ekspertëve.

Afërsisht 33 për qind e popullsisë mbi 18 vjeç është imunizuar plotësisht nga vaksinimi me të dyja dozat. Sipas autoriteteve në Shqipëri asnjë vaksinë nuk ka skaduar pasi është përdorur brenda afateve për vaksinimin e popullsisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti serb i çështjeve të sigurisë, Darko Trifunoviq ka thënë…