Nuk ndryshon dënimi për Chelsean
Pak muaj më parë FIFA dënoi Chelsea me dy sesione të afatit kalimtar (verë 2019 dhe janar 2020) që të mos bëjë asnjë blerje, ndërsa shitjet lejohen, për nënshkrimet e padeklaruara me lojtarë ndërkombëtarë tek ekipet e moshave.
Klubi nga Londra ka apeluar këtë vendim në Komitetin e Ankesave në FIFA. Edhe ky organ ka bërë me dije se mbetet në fuqi vendimi i parë. Masa disiplinore për Chelsean nuk do të ndryshojë: Asnjë nënshkrim me lojtarë meshkuj të ekipeve zinxhirë deri tek U16, me përjashtim skuadrën e femrave dhe atë të futbollit të sallave.
Vendimi i vetëm që ka theksuar ndryshe Komiteti i Ankesave është se Chelsea mund të firmosë me lojtarë nën 16 vjeç nga Britania e Madhe, që do të thotë talentet e rinj mund të afrohet te skuadrat e akademisë, për të afruar një lojtar në skuadrën e parë duhet të dalë ndonjë supertalent nën këtë moshë. Këtë vendim e ka pritur edhe vetë Chelsea, duke qenë se shpresa e vetme e saj është te Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë (CAS).
Nuk dihet si do të jetë vendimi nga ky institucion, por klubi londinez beson tek zvarritja e çështjes të paktën deri në shtator, në këtë mënyrë ata do të kenë mundësi t’i bëjnë blerjet e nevojshme në afatin kalimtar të verës dhe të jenë të përgatitur për të mos afruar lojtarë për dy sesionet e ardhshme të afateve kalimtare.