Nuk njihet! Publikohen fotot e Elon Musk me ish-të dashurën kur ishte në universitet

05 shtator 2022 | 11:40

Në rrjet po qarkullojnë disa fotografi të Elon Musk të shkrepura shumë vite më parë. Imazhet në fjalë e tregojnë shefin e Tesla-s me të dashurën e parë, Jennifer Gwynne, kur ishin në universitet.

Dyshja është fotografuar duke festuar me shampanjë në kampus në Pensilvani dhe duke pozuar në një stol.

“The Sun” shkruan se ata janë takuar në vitin 1994 dhe kanë qëndruar bashkë për rreth 1 vit. Ata janë ndarë kur Musk, tani 51 vjeç, mbaroi diplomën.

Jennifer, 48 vjeçe, nga Karolina e Jugut, tani po nxjerr në ankand fotot dhe shitjet përfundojnë më 14 shtator.

“Ai ishte shumë intensiv, shumë i fokusuar në studimet e tij. Atëherë ai gjithmonë fliste për makina elektrike”, ka thënë Gwynne për Musk.

Nuk njihet! Publikohen fotot e Elon Musk me ish-të dashurën kur ishte

Nuk njihet! Publikohen fotot e Elon Musk me ish-të dashurën kur ishteNuk njihet! Publikohen fotot e Elon Musk me ish-të dashurën kur ishteNuk njihet! Publikohen fotot e Elon Musk me ish-të dashurën kur ishte

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e gazit në Evropë u rritën në 30% të…