Nuk pajtohen Kurti dhe veteranët e UÇK-së
17 qershor 2022
| 11:48
Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka folur për medie pas takimit dy orësh me kryeministrin, Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se nuk kanë arritur të dakordohen për çështjen që kategoria e veteranëve të përfshihet në Ligjin për pagën minimale.
“Edhe ditën që do ta vazhdojnë seancën i treguam se do vazhdojmë me protesta”, ka thënë Klinaku.
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka pohuar se nuk kishte gatishmëri nga ana e kryeministrit që të reflektojë në këtë drejtim.