Nuk përballon dot më shpenzimet e familjes! Aktori i famshëm së shpejti me një… (FOTO)
“Gjithçka ka të bëjë me familjen time. Unë jam përpjekur vërtet në vitet e fundit”
Aktori i famshëm, Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij, Hilaria Baldwin, janë duke menduar që për fansat të zbulojnë më shumë rreth përditshmërisë së tyre.
Këtë e zbuloi aktori gjatë podkastit “Let’s Talk Off Camera i SiriusXM”, me prezantuesen Kelly Ripa.
Sipas Alec, ai dhe gruaja e tij mund të sjellin një reality show. Aktori dhe Hilaria kanë 7 fëmijë së bashku.
“Gjithçka ka të bëjë me familjen time. Unë jam përpjekur vërtet në vitet e fundit, një herë kishim pesë dhe më pas gjashtë dhe më pas shtatë fëmijë. Nuk mund të shkoj askund për një kohë të gjatë. Në kohët e vjetra hipja në një aeroplan dhe shkoja në Los Angeles. Ishte e lehtë të merrja avionin dhe të shkoja… Tani më duhen 11 bileta avioni, dado, fëmijët, gruaja ime. Ata nuk kanë as 11 vende në seksionin e klasës së biznesit të avionit”, tha aktori i famshëm.
Disa vite më parë, Alec solli të gjithë familjen e tij në Los Angeles, ndërsa ai ishte atje duke punuar. Përfundimisht, ai e kuptoi se nuk do të mbulonte dot as me rrogën e tij shpenzimet e bëra nga ai dhe familja.
“Reality show që po mendojmë është një në mënyrë që ne të mund të punojmë nga shtëpia”, u shpreh Baldwin.
Ndërkohë bashkëshortja e aktorit, Hilaria Baldwin ka folur së fundmi për diferencën 26-vjeçare me të shoqin e saj 64-vjeçar.
Gjatë episodit të parë të podkastit të saj të ri “Witches Anonymous”, Hilaria zbuloi se i ka paragjykuar shumë çiftet që kishin diferenca të mëdha në moshë.
38-vjeçarja tha se shpesh e gjente veten duke vënë në pikëpyetje qëllimet e njerëzve dhe supozonte se dashuria mes një partneri më të vjetër dhe më të ri nuk ishte e vërtetë. Hilaria pranoi se mentaliteti i saj ndryshoi pasi gjeti Baldwin, me të cilin është i martuar që nga viti 2012.