Nuk po lëmë gurë pa lëvizur! Në New York po testohet drita ultraviolet kundër Covid-19
Autoriteti i Transportit Metropolitane (MTA) filloi të eksperimentojë përdorimin e llampave të fuqishme ultravjollcë për të dezinfektuar metrosë dhe autobusët e qytetit të Nju Jorkut.
Agjensia thotë se do të vendosë 150 pajisje të lëvizshme për të pastruar metro, autobusë dhe stacione metroje, si pjesë e fazës së parë të planit. Faza e dytë do të përqendrohet në trenat e udhëtarëve të metrosë së veriut dhe rruga hekurudhore në Long Island. MTA thotë se do të shpenzojë 1 milion dollarë për projektin, sipas NY1.
Përpjekja është pjesë e një partneriteti midis MTA dhe universitetit Columbia, që teorizon se drita UV mund të përdoret për të vrarë sëmundjet në sistemet e udhëtimit.
MTA është duke përdorur pajisjet dhe kryer proçedurat gjatë natës, duke mbyllur fillimisht të gjithë sistemin e metrosë, për katër orë çdo mbrëmje.
‘Drita UV që do të përdoret në programin aktual të metrosë brenda ditës dhe dezinfektimit të autobusëve, është shumë efikas në vrasjen e virusit që është përgjegjës për COVID-19’,- tha David Brenner, drejtor i qendrës për kërkime radiologjike të universitetit Columbia tha se: ‘Ajo që ne po bëjmë këtu, është zvogëlimi i nivelit të virusit në metro, dhe për këtë arsye zvogëlimin e rrezikut për këdo në metro.’
Llampat ultravjollcë të quajtura UVC, janë veçanërisht të mira për të vrarë materialin organik – qoftë te njerëzit apo grimcat virale – dhe disa ekspertë besojnë se mund të jenë efektivë në shkatërrimin e koronavirusit.
Llampat UVC dhe robotët zakonisht përdoren për pastrimin dhe sterilizimin e ujit, objekteve të tilla si pajisjet laboratorike, dhe hapësirave si autobusët dhe aeroplanët. Nëse rezultatet e MTA janë të mira, zyrtarët e transitit thanë se do të zgjerojnë planin, në mënyrë që të përfshihen më shumë trena dhe autobusë.