Nuk po shihte dhe nisi t’i binte lëkura: Abramovichi pyeti se a do të vdes pas helmimit
Roman Abramovich ka pyetur i shastisur nëse do të vdes, pas helmimit me kimikatin vdekjeprurës, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Oligarku miliarder rus është thënë se nuk po shihte për disa orë dhe se po i binte lëkura në fytyrë dhe në duar, pasi ka marrë pjesë në negociatat në mes të Rusisë dhe Ukrainës, shkruan britanikja “The Sun”.
Simptomat që kishte Abramovichi ishin kaq të rënda, saqë një fazë i kishte pyetur shkencëtarët që po e ekzaminonin se “a po vdes?”, ka thënë për “New York Times”, një person i pranishëm aty.
Javën e kaluar, mediat kanë raportuar se ai dhe dy negociatorë ukrainas kanë patur simptoma të ngjashme, menjëherë pas takimit me Rusinë dhe dyshohej se ai dhe ukrainasit janë helmuar.
Dyshohet se Abramovichit dhe dy negociatorët ukrainas kanë ngrënë ëmbëlsira të helmuara. Ekspertët, të cilët i ka cituar “The Sun”, kanë thënë se nuk ka të bëjë me ndonjë alergji, apo helmim nga ushqimi, por me përdorim të kimikatëve të rrezikshme.
Miliarderi rus është shfaqur të martën në Stamboll, ndërsa që ajo është vërejtur ishte skuqja e syve të tij.
Pronari i klubit anglez “FC Chelsea” është përballur me sanksione të rënda, prej kur Rusia ka ndërhyrë ushtri në territorin e Ukrainës, më 24 shkurt.