“BE nuk pranon vende që kanë probleme me fqinjët, Kosova ta ratifikojë demarkacionin”
Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharijeva ka deklaruar se ekzistojnë faktor të jashtëm që kanë ndikim të fuqishëm në disa vende në Ballkanin perëndimor.
“Përgjegjësia për këtë bie mbi Bashkimin Evropian që nuk ka qenë i angazhuar sa duhet në rajon”, ka deklaruar shefja e diplomacisë bullgare në fjalën e saj në Komitetin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian.
“BE nuk është sa duhet e pranishme me ndikimin e saj në Ballkan. Ky është faji jonë. Nëse ne nuk jeni aty, atëherë, natyrisht se dikush tjetër do të jetë i pranishëm me ndikimin e tij të fortë që nuk është pjesë e familjes evropiane dhe as pjesë e NATO-s”, tha ajo.
Zaharjeva duke prezantuar prioritete e kryesimit të Bashkimit Evropian nga Bullgaria deri në muajin korrik, ka konfirmuar se Ballkani perëndimor do të jetë prioriteti më i rëndësishëm, pasi rajoni është shuam i rëndësishëm për të gjithë kontinentin evropian
“Besoj fuqishëm se nuk mund të ketë stabilitet dhe siguri në Evropë pa stabilitet dhe siguri në Ballkanin perëndimor “, ka theksuar Zaharieva.
Për sa i përket Kosovës, Zaharijeva ka nënvizuar faktin se është me shumë rëndësi që institucionet e BE-së ne Bruksel të përcaktojnë synimet e qarta euro-integruese për Kosovën.
Ajo ka nënvizuar se institucione e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme për domosdoshmërinë e realizimit të reformave, sidomos në fushën e shtetit ligjor si dhe për kushtet që duhet t;i plotësojnë.
“Një prej këtyre kushteve është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi” tha Zaharijeva, cila ka porositur se “BE nuk do të pranojë më anëtare të reja ato vende që kanë problemet bilaterale të hapura ndër fqinjësore”. RTKlive