Nuk pushojnë provokimet në ajër, SHBA denoncon sjelljen e pilotëve rus
Janë bërë gjithmonë e më të shpeshta provokimet midis forcave ruse dhe ato amerikane, në çdo cep të botës.
Kësaj radhe është zona e Mesdheut, ku sipas komandës së forcave ajrore amerikane një aeroplan me funksione patrulluese u shënjestrua të dielën nga një avion luftarak rus i tipit SU-35, një nga më të avancuarit e Moskës.
Sipas amerikanëve, fluturimi i pilotit rus ishte “tërësisht jo profesional dhe provokativ”, dhe diçka e tillë ndodh për herë të dytë në katër ditët e fundit. “Veprimi rus ishte tërësisht kundra rregullave të fluturimeve ndërkombëtare, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e mjetit tonë”, deklaroi komanda amerikane.
Nuk ka munguar reagimi rus, me anë të një deklaratë të ftohtë ku pohohej se një SU-35 ishte ngritur nga baza siriane nën kontroll rus, Hmeimim, dhe se ndodhej në hapësirë ndërkombëtare me qëllim identifikimin e një mjeti që po i afrohej bazës./A2CNN