Nuk qëndroi as 1 muaj larg “Twitter”-it, modelja e famshme: Është e tmerrshme të…
19 prill 2021
| 17:13
Modelja e famshme, Chrissy Teigen, disa kohë më parë mori vendimin që të largohej nga rrjeti social “Twitter”. Vendimi i saj i papritur erdhi pas 10-vitesh që e përdorte si dhe kishte një numër të lartë ndjekësish.
“Hey. Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova. Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servon vetëm gjëra negative”, tha Teigen në periudhën kur u largua nga ky rrjet social.
Por mesa duket fansat nuk do t’ia ndjejnë më mungesën në “Twitter”, pasi është rikthyer sërish. Duke qenë se kishte 10 vite që e përdoronte, duket se ajo është e fiksuar me “Twitter”-in.
“Duket e tmerrshme të heshtësh veten tënde dhe gjithashtu mos të shijosh mendimet e zakonshme në ditë, por dhe të humbësh rreth 2000 miq përnjëherësh”, ka shkruar Chrissy në një status në ‘Twitter’, duke i lënë të gjithëve të kuptojnë se është rikthyer sërish.