Nuk ratifikohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën dhe ajo me OPEC-un

16 maj 2024 | 11:54

Nuk ka kaluar në Kuvend marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

“77 për 10 kundër një abstenim, nuk kalon kjo marrëveshje”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Gjithashtu, nuk ka kaluar as “votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze”.

“75 për, kundër 13, asnjë abstenim, nuk kalon”, ka thënë kryetari Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi e fitoi Kupën e Italisë, pasi triumfoi 1-0 në…