Nuk respektoi masat anti-Covid, mbyllet një market në Skenderaj
04 nëntor 2020
| 14:46
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se për shkak të mospërfilljes së masave të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e infeksionit Covid-19 është mbyllur përkohësisht një market nga inspekcioni komunal.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se vendimet e qeverisë duhet të respektohen nga të gjithë dhe kjo do të bëhet për të mirën e qytetarëve të kësaj komune.