Nuk respektoi masën e izolimit, e arrestuan

15 mars 2020 | 10:54

Komuna e Klinës tash e dy ditë është izoluar pas shfaqjes së rastit të infektimit të një personi me koronavirus. E në këtë qytezë është arrestuar një person pasi nuk ka përfillur urdhrin e policisë që i ndalohet të dalë nga komuna e tij. Polica ka bërë me dije sot se dje është arrestuar një banor i një fshati të Klinës të cilit policia ia ka bërë me dije se me urdhër të Qeverisë së Kosovës nuk i lejohet që të lëvizë në komunat e tjera për shkak të epidemisë dhe i njëjti prapëseprapë ka vazhduar drejtimin e veturës në drejtim të Pejës. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Britanisë së Madhe e ka hartuar një plan,…