Nuk respektuan orarin e lëvizjes, pesë persona gjobiten me nga 200 euro

01 nëntor 2021 | 14:51

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka njoftuar se është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covidit.

Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në zonën e përgjegjësisë të stacionit policor në Istog, nga zyrtarët policorë, “janë shqiptuar pesë fletgjoba ndaj personave fizik me nga 200 euro, të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes sipas ligjit anti-Covid”.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka apeluar tek te gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e qeverisë, dhe të IKShPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e PDK-së, Isni…