Nuk shkova në takim te Bislimi, se po bën punë veç sot për nesër
21 prill 2020
| 11:47
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka thënë se nuk ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, pasi, sipas tij, iniciativa e Bislimit për takim me ish-ministrat është e vonuar dhe është sa për të mbijetuar dhe zvarritur procesin.
“Nuk do të shkoj sepse nuk dua të jem në një ekip që është jozyrtar. Qeveria mund të marrë veprime të nevojave e të çastit. Kjo është vonë. Ata bëjnë punë veç sot për nesër. Kjo është sa me mbijetu dhe me zhargit këtë proces”, ka deklaruar ai.