Nuk shqyrtohet vendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të ZRrE-së
16 janar 2018
| 13:00
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme ka hequr nga rendi i ditës shqyrtimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Kryetarja e këtij komisioni, Sala Shala-Berisha, ka thënë se heqja nga rendi i ditës i kësaj pike ka të bëjë me vonesat e Qeverisë për dërgimin e emrave të anëtarëve të Bordit të ZRrE-së në komisionin që drejton. (A. Mavraj)