Nuk shtyhen zgjedhjet në Podujevë, KQZ-ja rekomandohet të merr masa në ditën e votimit

12 mars 2020 | 15:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se zgjedhjet për kryetar të Podujevës do të mbahet ashtu siç është vendosur, më 15 mars, pavarësisht masave mbrojtëse të marra nga Qeveria e Kosovës për t’u përballur me koronavirusin.

KQZ-ja ka treguar se nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka rekomanduar të ndërmerren masa gjatë ditës së votimit në qendrat e votimit dhe në vendvotime.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

ZGJEDHJET
Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me institucionet përgjegjëse lidhur me masat që duhet të ndërmerren nga KQZ-ja si institucion që organizon zgjedhjet. Ne kemi kërkuar një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që të na këshillojnë nëse KQZ-ja duhet të ndërmarrë ndonjë masë urgjente mbrojtëse specifike shëndetësore në ditën e zgjedhjeve më 15 mars 2020.

Gjatë ditës ne kemi pranuar disa rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të cilat duhet të ndërmerren gjatë ditës së votimit në qendrat e votimit dhe në vendvotime. Pra, këto rekomandime/udhëzime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i përcjellë te menaxheret e qendrave të votimit, anëtarët e këshillave të vendvotimit dhe te stafi tjetër që do të angazhohet në këto zgjedhje.

FUSHATA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon subjektet politike që të sillen konform masave, kufizimeve, të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sa i përket çështjes së tubimeve publike. Masat e kërkuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë të bëjmë me higjienën dhe reduktimin e kontakteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e krahasoi portierin Jan…