Nuk do të ketë mësim as të enjten dhe as të premten

28 shkurt 2018 | 16:41

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe më 1 mars  (e enjte) dhe 2 mars 2018 (e premte).

“Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës. Ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen  gjatë këtij gjysëmvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit”, është thënë në njoftimin e MAShT-it.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…