Nuk u bë kryetar partie, dy zyrtarë të LDK-së publikojnë foto me Lutfi Hazirin

15 mars 2021 | 11:21

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dështuar që t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë kryetar i kësaj partie.

Këtë garë e ka fituar Lumir Abdixhiku, derisa, ky i fundit do të jetë kryetar i LDK-së për dy vitet e ardhshme, deri në Kuvendin e ri zgjedhor.

Megjithatë, ani pse doli i dyti në këtë garë, Haziri ka marrë mbështetje nga disa zyrtarë të LDK-së.

Sekretari për financa në LDK  dhe ish-ministri Lutfi Zharku e ka publikuar dje një foto me Hazirin, duke dërguar edhe një mesazh.

“Edhe kur nuk fiton bashkë jemi”, ka shkruar Zharku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Një foto me Hazirin e ka publikuar edhe ish-ministri Imet Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshme janë mbajtur çmimet “Grammy” dhe vajza 9-vjeçare…