Nuk u dolën pagat, stafi i QKMF-së në Prishtinë proteston sot
02 shtator 2022
| 09:08
Para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë sot do të mbahet një protestë 15 minutëshe në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për punëtorët shëndetësorë.
Protesta do të fillojë në orën 09:30.
“Kryesia e Shoqates Sindikale te QKMF-Prishtine ju njofton se sot do te mbahet Protestë 15 minuteshe para QKMF-Prishtine nga ora 09:30-09-45 si shenjë revolte per mos ekzekutimin e pagave te punetoreve shendetsor”, thuhet në njoftim e FSShK-së.