Nuk u frikësohemi kërcënimeve për rrëzimin e Qeverisë
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës është duke funksionuar siç duhet dhe partnerët e tij kanë raporte të mira.
Ai ka thënë se nuk u frikësohen kërcënimeve të presidentit Thaçi për rrëzimin e Qeverisë dhe për zgjedhje të reja.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kuçi ka deklaruar se deklaratat e tilla më tepër kanë për qëllim faktorizimin e Thaçit në këto procese.
Sipas tij, presidenti Thaçi nuk duhet të bëhet xheloz me sukseset e Qeverisë Haradinaj meqë ato janë edhe suksese të Kosovës.
Pavarësisht prej kundërshtimeve, Kuçi ka treguar se Qeveria e mbështet vazhdimin e procesit të dialogut por, sipas tij, Kuvendi duhet të ketë rol kyç nëpërmjet mekanizmave monitorues.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)