Nuk u përkrahen mocionet e tyre, opozita lëshon seancën plenare
Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar seancën plenare, pas mospërkrahjes nga deputetët e LV-së të dy mocioneve të propozuara nga PDK-ja, raporton Ekonomia Online.
PDK-ja propozoi mocion për largimin e tri projektligjeve nga rendi i ditës, projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe ai për Zyrtarët Publikë, pasi sipas tyre këto projektligje kanë përmbajte anti-Kushteuese.
Po ashtu, nga PDK-ja u propozua mocioni që si pikë e parë e rendit të ditës të diskutohet për tri arratisjet e fundit nga burgjet e shtetit. Ata kërkuan që dikush të japë përgjegjësi për këto ikje të të burgosurve.
Të dy këto mocione nuk u përkrahen nga deputet e LV-së, e për këtë deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së e lëshuan seancën.
Ndërkaq, me praninë e pozitës seanca po vazhdon me rendin e ditës që është planifikuar.