
Nuk votohen rekomandimet e Vetëvendosjes për rastin e Astrit Deharit
30 mars 2018
| 11:53
Kuvendi i Kosovës nuk i ka miratuar rekomandimet e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për rastin e vdekjes se Astrit Deharit.
Në favor të këtyre rekomandimeve kanë votuar 31 deputetë, 45 kundër dhe shtatë deputetë kanë abstenuar.
Njëra prej rekomandimeve të Vetëvendosjes kanë qenë shkarkimi i ministres së Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha e cila në kohën e vdekjes së Deharit ka qenë ministre e Drejtësisë.