Nuk votohen rekomandimet për shëndetësi, seanca vazhdon nesër

17 prill 2018 | 22:17

Për shkak të mungesës së korumit, Kuvendi i Kosovës nuk i ka votuar rekomandimet e paraqitura për sistemin e Shëndetësisë.

Seanca ka ndërprerë punimet për të vazhduar nesër në ora 11:00.

Këto janë rekomandimet që priten të votohen nesër: 

Qeveria e Kosovës të fillojë me funksionalizimin dhe shtrirjen e plotë të sistemit informativ shëndetësor dhe të bëjë publik kalendarin e aktiviteteve.

Qeveria e Kosovës të implementojë të 22 masat e rekomanduara nga raporti i auditorit.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të hartojnë dhe të përgatisin parakushtet për sistemin informativ shëndetësor, ku përfshihen lisat e shërbimeve të sistemit shëndetësor në Kosovë në institucionet publike dhe ato private.

Rishikimi i Ligjit për sigurime shëndetësore i parashikuar në programin legjislativ për në qershor të vitit 2018.

Kuvendi i Kosovës t’i kërkojë Bankës Qendrore të Kosovës të paraqes jo më vonë se 60 ditë pune raport të detajuar mbi financat dhe operacionet e kompanive të sigurimit të licencuara, të cilat ofrojnë sigurimet private shëndetësore.

Qeveria e Republikës së Kosovës bazuar në raportin e përformancës të auditorit të përgjithshëm, të adresojë në institucionet e drejtësisë rastet e shkeljeve dhe të dëmit financiar nga mos implementimi me kohë i projektit të Sistemit Informativ Shëndetësor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra anëtarë të Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër ku…