Nuk votohet shkarkimi i bordit të RTK-së, shkak mungesa e kuorumit
04 nëntor 2024
| 14:58
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të hënën debatin parlamentar lidhur me shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Mirëpo për shkak të mungesës se kuorumit nuk ka dalë në votim propozimi për shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së.
Kujtojmë se ky debat parlamentar është bojkotuar nga Lëvizja Vetëvendosje.