Nul Nushi i PSD-së ndalohet nga Policia në kufirin me Maqedoninë e Veriut, Molliqaj kërkon të lirohet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Nol Nushi sapo është arrestuar.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Molliqaj tha se Nushi është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.
Postimi i plotë:
Është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, Nol Nushi, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së.
Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë.
Në ndërkohë që Noli është ndaluar për një rast të vitit 2016, sa ishte aktivist në VV, nuk kemi dëgjuar raste të aktivistëve që janë në VV të jenë ndaluar a penguar.
Kërkojmë lirim të menjëhershëm, si dhe hetim të këtyre veprimeve arbitrare.