Nuland: Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

21 qershor 2023 | 11:18

Nënsekretarja amerikane, Victoria Nuland i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë t’i ulin tensionet dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Nuland në një postim në “Twitter” pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak tha se vazhdojnë të

mbështesin planin trepikësh të BE-së, si mënyra më e mirë për zgjedhjen e krizës.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zvogëlojnë tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, ka shkruar Nuland.

Për takimin me Nuland, ka shkruar edhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.

“Kisha një bisedë të mirë me nënsekretaren Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim rreth situatën në veri të Kosovës dhe rrugën për të dalë nga kjo situatë. U pajtuam që e një rëndësie të menjëhershme është de-eskalimi dhe rikthimi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në “Twitter” .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portugali arriti fitoren e katërt radhazi në fazën kualifikueset të…