Numan Baliq shkarkohet nga posti i zëvendësministrit
22 janar 2018
| 12:27
Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Numan Baliq t është shkarkuar sot nga kjo pozitë me vendim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Lajmi.net”, ka mësuar se shkarkimi ka ardhur si pasojë e ankesave të deputetëve boshnjak ndaj Baliqit, pasi kanë thënë se ky i fundit është kundërshtar i tyre.
Deputetët boshnjak kanë kërkuar që në vend të Numan Baliq të vijë dikush i krahut të tyre.
Baliqi ishte emërua zëvendësministër më 23 dhjetor të vitit të kaluar.