![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/545454.png)
Numër i madh i bashkatdhetarëve po vijnë në Kosovë në mbështetje të Kosovës Fituese me numër 137
06 shkurt 2025
| 15:38
Ndërsa po afrohet dita e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë më 9 shkurt, numër i madh i bashkatdhetarëve po udhëtojnë drejt vendit për të mbështetur koalicionin për Kosovën Fituese, të udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e mbështetësve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të cilët, në masë të madhe, po vijnë për të votuar këtë të diel. Mbështetja nga jashtë vendit thekson lidhjen e fortë mes diasporës dhe angazhimit për të ardhmen e Kosovës, ndërkohë që koalicioni për Kosovën Fituese me nr. 137 vazhdon të mobilizojë votuesit për të nxitur ndryshimin politik në vend.