Numër i madh i zyrtarëve infektohen me Covid-19, mbyllet Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë
08 nëntor 2020
| 20:47
Për shkak të infeksioneve me koronavirus, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës do të jetë e mbyllur me përjashtim të rasteve urgjente.
Lajmi është bërë i ditur nga i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi sot në Facebook.
Ai ka thënë se një numër i madh i zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit kanë rezultuar pozitivë ose janë me simptoma koronavirus, andaj kjo drejtori do të qëndrojë e mbyllur përveç rasteve urgjente, për çka kërkon edhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve.