Numër rekord i rasteve të reja me Covid-19 në Francë
18 shtator 2020
| 21:45
Franca ka shënuar rekord me 13,215 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 428,696, derisa shënohet dita e shtatë e rritjes së të infektuarve krahasuar me ato të majit, dy javë pasi kufizimet janë hequr.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se numri total i të vdekurve nga Covid-19 është rritur për 154, në 31,249, raporton Reuters. Derisa infektimet po rriten, rajonet më të prekura në Francë kanë shtrënguar masat për të parandaluar përhapjen e virusit.
Morseille dhe Bordeaux janë ndër ato që morën masa kufizuese. Por, të tilla nuk janë marrë edhe në Paris, ku virusi ka qarkulluar më shpejtë se çdokund tjetër.