Numër rekord i të vdekurve nga Covidi në Gjermani

23 dhjetor 2020 | 23:11

Zyrtarët shëndetësorë gjermanë raportuan sot numrin e tyre më të lartë të vdekjeve brenda një dite nga pandemia e Covid-19.

Associated Press raportoi se zyrtarët të Institutit gjerman, Robert Koch, i cili shërben si autoriteti më i lartë shëndetësor i vendit, regjistroi 962 vdekje gjatë një periudhe 24-orëshe të mërkurën në mëngjes, citon thehill.

Pak më shumë se 28 mijë njerëz kanë vdekur në të gjithë shtetin gjerman nga sëmundja, një numër që mbetet shumë më i ulët se në SHBA dhe vendet e tjera që kanë pasur më pak sukses në kufizimin e përhapjes së virusit.

Por shkalla ditore e vdekjeve në Gjermani është rritur me 62 për qind gjatë dy javëve të fundit, duke nënvizuar shqetësimet në vend.

Numrat e rinj vijnë ndërsa Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se autoritetet shëndetësore të vendit do të fillojnë vaksinimet për COVID-19 më 27 dhjetor.

Kancelarja Angela Merkel njoftoi në fillim të këtij muaji se mësimi personal në shkollat gjermane do të anulohet të paktën deri në Krishtlindje dhe do të mbyllen shumë biznese jo thelbësore, gjithashtu do të vendosen kufizime përpara festës së Krishtlindjes.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 31 vjetorin e themelimit të LDK-së, publicisti dhe shkrimtari…