
Numërimi i 14.36% të votave përmes postës, kjo është renditja e dhjetë kandidatëve më të votuar të PDK-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka numëruar 14.36% të votave ose 27 kuti nga 188 sa janë të ardhura përmes postës me përditësimin e fundit në faqen zyrtare që u bë mbrëmë në orën 23:25.
Partia Demokratike e Kosovës deri tani ka marrë 390 vota ose 6.48 %, dhe renditet e katërta pas LV-së, LDK-së dhe AAK-Nisma.
Deri tani shumica e votave të numëruara janë nga komuna e Gjakovës, Deçanit dhe një kuti e Drenasit, bënë të ditur “Epoka e re”.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë deri tani 365 vota, ndërkaq, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka marrë 169 vota. I treti me 151 vota është Ragip Xhaka i pasuar nga Vlora Çitaku 126, Xhavit Haliti 113, Hajdar Beqa 108, Përparim Gruda 100, Ganimete Musliu 99, Blerta Musliu 95, Nait Hasani 92 etij.
KQZ mbrëmë ka thënë se po vazhdon numërimi i votave me postë dhe se procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.
Të gjithë shtetasit e Kosovës, që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme.
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.
Gjithashtu, ende nuk ka përfunduar numërimi i votave të përfaqësive diplomatike me 95.35% të votave të numëruara deri më tani. Kujtojmë që edhe sot është duke vazhduar procesi i numrimit të votave në QNR-në Fushë Kosovë.