Numërimi i votave me postë, ky është rezultati i partive
16 tetor 2019
| 15:51
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë.
Deri më tash Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota, gjithsej 2237.
Pason LDK-ja me 921 vota, PDK-ja ka 731 vota, koalicioni AAK-PSD ka 350 vota dhe koalicioni NIMSA-AKR-PD 326 vota.
Në këtë proces nuk janë përfshirë pakot me fletëvotime që kanë ardhur pas afatit ligjor.