Numërimi i votave të kandidatëve përfundon në 5 komuna dhe vazhdon në 29 të tjera

14 shkurt 2025 | 18:38

KQZ-ja ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve përfundon në 5 komuna dhe vazhdon në 29 të tjera.

“Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës”.

“Gjatë ditës së premte (14 shkurt) procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë”, ka njoftuar KQZ.

Gjithashtu, KQZ ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka përfunduar procesi i numërimit në QKN-të e komunave: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug dhe Junik.

Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:

• 11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
• 12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
• 13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.

Në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë, nuk ka filluar ende numërimi, por për këtë do të ketë njoftim me kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha, ka theksuar…