Numërohen 11 mijë vota me kusht, ky është rezultati
25 tetor 2019
| 14:33
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar afro 11 mijë vota me kusht.
Sipas të dhënave nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Vetëvendosje vazhdon të jetë e para edhe nga këto vota pasi që deri më tani ka marrë 2 915 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 2336 vota.
Pas PDK-së, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka 2058 vota, koalicioni AAK-PSD 1 752 vota, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka siguruar 513 vota.