Numërohen 6 kuti me vota të diasporës gjilanase, kjo parti po prinë me vota

01 mars 2025 | 17:29

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.

Deri më tani janë numëruar 6 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Gjilani që jetojnë në diasporë.

Nga rezultatet preliminare merret vesh se deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 1710 vota, duke pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 372 vota.

PDK-ja deri më tani ka marë 201 vota, ndërsa AAK ka marrë 18 vota.

lg.php.gifKujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Gjilanit që kanë votuar përmes postës është 4480.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot…